Është e famshme por nuk ka vetëbesim

Këngëtarja dhe kreatorja, Victoria Beckham ka zbuluar se ajo asnjëherë nuk është ndjerë se të tjerët interesoheshin për të duke thënë se gjithmonë ka qenë nën hijen e tjetër kujt.
Duke pozuar për numrin e ri të revistës ELLE, gruaja e David Becham ka thënë:
“Kur isha në skenë më ‘Spice Girls’ mendoja se njerëzit ishin aty për ti parë katër vajzat e tjera por jo mua. Kur dal me David dhe njerëzit fotografojnë unë mendojë: “Ata janë këtu për ta fotografuar David” ka zbuluar Victoria.
Shefja e ‘Victoria’s Secret’ ka thënë se ka një etikë të mirë pune dhe këtë gjë po mundohet të u’a mësojë edhe fëmijëve të saj.
“Dua që fëmijët e mijë të kenë një etikë të mirë pune. Mendoj se ju mund të arrini gjithçka nëse vërtetë punoni shumë për atë gjë“, ka thënë ajo për ELLE./Indeksonline/