Nedved i jep lamtumirën Juves (&futbollit?)
Çeku Furia i Juventusit, i dha lamtumirën Juventusit dje përpara publikut duke e falenderuar për tetë sezone të mrekullueshme dhe me më shumë suksese. “Faleminderit të gjithëve, por ishte koha të hiqja dorë”, tha mesfushori i palodhur çek. “ Pas ndeshjes kundër Lacios i dhashë fund futbollit, tani dua t’i qëndroj pranë familjes. Është një ditë e vështirë, por edhe shumë e bukur, pasi kam ndjerë admirimin e të gjithë tifozëve të cilët dua t’i falenderoj nga zemra.”
Ndrëkohë ende nuk ihet me saktësi nëse çeku i dha lamtumirën edhe futbollit të luajtur, pasi agjenti i tij deklaroi se për të ka shumë kërkesa nga shumë klube, brenda dhe jashtë Italisë. Por një gjë është e sigurt, ndeshja e djeshme, ishte e fundit në futbollin elitar.
Nedved mbyll kështu (?) në moshën 37 vjeçare një karrierë të artë me 384 ndeshje në Serinë A dhe 83 gola të shënuar. Nedved arriti të fitonte 3 tituj kampion si dhe fitoi Topin e Artë.