PS denoncon ‘Durrës-Kukës’
Tiranë -Partia Socialiste ka denoncuar sot shpenzimet e rrugës Durrës-Kukës, duke mos u bërë palë e urimit për këtë rrugë me rëndësi për trojet shqiptare. Në një komunikim me median, Besnik Bare tha se shpenzimet janë shumëfishuar dhe taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë një vlerë ekstra prej 600 milion eurosh.
“Me këto para ekstra, mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla të reja, dhe 145 spitale moderne, për t’i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë. Por Berisha dështoi dhe në vend që të përdorte paratë e taksapaguesve shqiptar për të edukuar brezin e ri të fëmijëve tanë, ai u kujdes edhe një herë tjetër për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij të afërm”-theksoi Bare nga një shkollë në Tiranë.
Ai shtoi se “Berisha dështoi duke i kthyer shpinën shqiptarëve dhe tani është momenti që shqiptarët t’i kthejnë shpinën Berishës dhe politikës së vjetër që ai përfaqëson.