E Martë, 3 Nëntor 2026

Negociata me familjarët e agresorëve – Policia në kërkim të dhunuesëve të avokatit

Tre nga pjesmarrësit në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi mbeten në arrati . Shpërblimi i vënë nga policia prej 20 mijë eurosh ka nxitur qytetarët të japin informacion rreth tyre por sipas burimeve asnjë detaj nuk ka ndihmuar në lokalizimin e Drivald Aliajt, Elton Kasajt dhe Romario Tabakut.

Burime thanë se grupi hetimor po negocion vazhdimisht me familjarët e tre të rinjve, për ti bindur ata të vetëdorëzohen. Në tatktikat e përdorura është edhe fakti se akuza për ta nuk mbetet më e rënda ajo e vrasjes për shkak të detyrës e mbetur në tentativë.

Kjo pasi gjykata e Tiranës e lehtësoi masën për njërin prej agresorëve që u vetëdorëzua ditën e ngjarjes, Dorjan Alian, në plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Për policinë tre agresorët fshihen brenda vendit dhe nuk kanë dalë jashtë.

E ndërsa policia po punon për kapjen e agresorëve, edhe nga stafi mjekësor i Spitalit të Traumës po bëhet e pamundura për të kaluar fazën kritike në të cilën ndodhet avokati Sokol Mëngjesi.

Dëmtimin më të rëndë ai mësohet ta ketë marrë në kokë, gjatë rënies pas sulmit. Burime thonë se  gjendje e tij është e stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor. Bluzat e bardha konfirmojnë se të hënën nëse gjendja paraqitet stabel, do të tentojnë ta nxjerrin nga intubimi.

Të hënën kur nis edhe puna zyrtare, dhoma e avokatisë së Durrësit ka lajmëruar bojkot të seancave gjyqasore me përjashtim të masave të sigurisë. Kjo formë proteste pritët të përshkallëzohet gjatë javës edhe në gjykatra të tjera të vendit. 

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›