Cunami “nafta virxhin”!...
Afera dhjetëra miliona eurosh, e quajtur “Nafta Virxhin”, ngjan me një cunam korruptiv me përmasa gjigante dhe me goditje shumëplanëshe ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj institucioneve të vendit, ndaj komunitetit të biznesit dhe ndaj të gjithë qytetareve.
U desh të vërshonte ky cunam, që mbas tërheqjes së ujërave të nxirrte para shqiptarëve lakuriqësinë e babëzisë, faqen e zezë të paturpësisë dhe mbi të gjitha ndërveprimin institucional e politik të strukturave shtetërorë, të bizneseve e biznesmenëve të bërë njësh me politiken dhe mbi të tëra t'iu provonte edhe njëherë shqiptarëve se korrupsioni është i fortë, është kthyer në superinstitucion që ka për partner strukturat më të larta shtetërore dhe me së pari qeverinë shqiptare. Të më falë lexuesi, por do tjerr një analizë për të provuar se është pikërisht kështu siç shkruajta më sipër. Në emrat e të arrestuarve të deri sotëm për aferën "Nafta Virgin" janë emra biznesmenësh që njihen si militante të shquar të Partisë Demokratike, sponsorizues të fushatave zgjedhore të saj dhe miq të politikanëve të lartë të kësaj partie. Kështu ka ndodhur edhe në të tjera raste, por emrat nuk janë bërë publike për lloj-lloj arsyesh. Një gjë duhet të kuptojmë në shqiptarët, që këta biznesmenë i kanë bërë sponsorizimet me paratë që na kanë vjedhur ne, i kanë korruptuar strukturat qeveritare po me lekët tona. Pra të dashur lexues, kjo lloj fare njerëzore ka luajtur ping-pong me paratë, që na kanë grabitur neve, natyrisht në bashkëpunim me strukturat shtetërore.
Kur themi në bashkëpunim me strukturat shtetërore nuk e kemi fjalën për nëpunësit e rangut të ulët, të cilët arrestohen rëndom në kësi rastesh. Pa dyshim se peshkaqenët e mëdhenj e të egër nuk janë prekur dhe kur themi se në këto afera janë vetë anëtarët e qeverisë, kemi të drejtë. Pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë në aferat korruptive nuk është një percepsion publik apo gazetaresk. Është një realitet i provuar më shumë se një herë, ashtu si edhe në rastin në fjalë. A mund të koordinojnë në mënyrë kaq perfekte disa institucione shtetërore të rëndësishme dhe të kryejnë këtë mega-aferë në tre vjet rresht, pa pasur bekimin dhe mbrojtjen e titullarëve më të lartë të institucioneve të tyre? ARMO si ish-kompani me kapital shtetëror nuk mund të kryente këtë veprimtari pa u vënë re nga pronari shtet që përfaqësohej nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes? Përgjigja është kategorike jo dhe do të thosha JO e madhe. Që kjo nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe mbrojtjen e këtij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili që në nisje të detyrës së vet e konstatoi dhe e denoncoi këtë mega-aferë. Po kështu mund të shtrojmë pyetjen logjike se a mund që organi i tatimeve dhe i doganës t'i koordinonin së bashku një veprimtari perfekte, duke falsifikuar praktika e shkresa në një numër të madh, pa dijeninë e mbrojtjen ministrave të vetë? Jo se jo! Është po kaq e kuptueshme se të tre institucionet e sipër përmendur nuk mund t'i shpëtonin syrit dhe kontrollit të ministrisë së Rendit, pra siç duket kjo ministri është në tavën e qelbur të këtij korrupsioni. Këtë e denoncoi ish-ministri Prifti dhe arsyetimi të çon se kjo ministri duhet të ketë pjesën e luanit në këtë vjedhje të madhe që i është bërë buxhetit të shtetit dhe shqiptareve veç e veç. Që të gjitha këto ministri kanë kryer një veprimtari korruptive të bashkërenduar duket qartë për këdo, por edhe vetë ministritë na i provuan një gjë të tillë. Kur u denoncua afera këto, ministrat përmes zëdhënësve të vetë mohuan gjithçka, madje pati edhe nëpunës të lartë si Drejtori i Përgjithshëm i Doganave që deklaroi se pas një kontrolli administrative nuk rezultonte të ishin kryer praktika të tilla korruptive!..E pra titullarët nxituan të mohojnë gjithçka dhe si struci futen kokën në rërë, duke u fshehur për disa muaj.
Është shumë e rende për një qeveri, kur provohet se institucionet e saj janë koordinuar në mënyrë perfekte në një mega-aferë korruptive. Duke qenë se kjo nuk i ngjet për herë të parë kësaj qeverie rëndesa behet plumb dhe jo plumb pushke por predhe atomike. Dhe tek ne kjo ka ndodhur. Institucionet kane një koordinim perfekt ne kryerjen e veprimtarisë korruptive. Ky koordinim manifestohet që në nisje të një afere korruptive të caktuar dhe deri në mbrojtjen e fajtoreve para drejtësisë dhe popullit. Kujtoni sa mirë ishte bashkërenduar veprimtaria ne goditjen vdekjeprurese qe shteti i dha ish- kompanisë ajrore "Albatros", ku ne mbrojtje të paudhësive antiligjore doli vete kryeministri. Këtë mund të themi për mega-aferën në "Rrugën e Kombit", ku kryeministri me një shpurë ministrash e deputetesh mbrojtën veprimtarinë korruptive që groposi qindra miliona euro të buxhetit të shtetit dhe të xhepave të shqiptareve. Është e rendë të kujtosh se si institucionet, ministrat dhe deputet shtrënguan radhët rreth kryeministrit për të mohuar çdo lloj përgjegjësie për ngjarjen e Gërdecit dhe sot kjo çështje gati po shuhet. Një përgjegjës kryesor për Gërdecin është ministër dhe të tjerë presin të gradohen se shpejti! Kështu ka ndodhur e po ndodh në disa praktika të tenderave për koncesionet në burimet energjetike, ne tenderat për fonde e pasuri publike, por për të mos u zgjatur kthemi tek mega-afera korruptive "Nafta Virgin". Mbasi plasi bomba, ministrat dhe kryeministri po bëjnë të pa diturin. Ata po heshtin duke dashur të na thonë se kjo është një afer e bërë nga ca nëpunës radhiko. Ne nuk kemi perse te çuditemi kur këta shtetarë t'i kërkojnë ligjit që të mos fale askënd!..I kemi dëgjuar të flasin kështu edhe herë të tjera. Qetësia e tyre tani dhe dalja nëpër ekrane është vrastare, është shkatërruese për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Kjo lloj sjellje e stilit mafioz nuk duhet të tolerohet me nga populli dhe me sa duket një fund po përvijohet. Ky fund do të pastrojë politiken dhe administratën nga kjo fare e keqe, nga ky llum që po na mbulon e po na mbyt te tërëve. Te presim e të shpresojmë dhe të mos lodhemi duke u përballur me këtë front korrupsioni që ka marre përmasa gjigante. Shpëtimin do ta sjellim vetë ne dhe të mos e presim nga askush. Më shumë vendosmëri, me shumë qytetari, me shume kurajë civile dhe me siguri do ta fitojmë betejën.