E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat, Berisha ftesë PBDNJ: Të hapur për aleatët

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas marrëveshjes me LSI-në se ai është zotuar me anëtarët e tjerë të koalicionit se do të respektoj plotësisht proporcionin e votave të tyre. "Në këtë drejtim kam një mirëkuptim të plotë edhe nga bashkëpunëtorët e mi kryesorë. Kam filluar negociatat me LSI-në, pasi ato ishin thelbësore për ekzistencën e qeverisjes, dhe menjëherë pas kësaj, ne do të fillojmë negociatat me PR-në dhe partitë e tjera", tha Berisha.
Kryeministri theksoi se "votat do të jenë kriteri që do të përcaktojnë nivelin e përfaqësimit në pushtet të forcave të tjera politike". "Ne jemi të vendosur dhe të hapur të bashkëqeverisim me aleatët tanë, por është numri i votave që kanë marrë këto forca që do të diktojë pozicionet", sqaroi ai.
Në këtë drejtim, ai konfirmoi se "i është bërë një ftesë edhe PBDNJ-së", ndërsa u shpreh i hapur për të mirëpritur çdo forcë tjetër politike.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›