E Hënë, 2 Nëntor 2026

Negociatat Kosovë-Serbi, Sorensen: Së shpejti takim trepalësh

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen ka deklaruar se ka diskutuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Sipas Sorensen së shpejti po planifikohet të organizohet një takim trepalësh në kuadër të dialogut.

“Prita kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim në përgatitje të një takimi trepalësh në dialog sot në Bruksel. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.

Nga ana e tij, Bislimi ka theksuar se ka qenë i planifikuar edhe takim trepalësh, por nuk arriti të realizohet për shkak të disa komplikimeve me udhëtimin e delegacionit serb.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›