Negociatat SHBA-Rusi në Riad, ende nuk është e qartë çfarë është arritur, por Moska shprehet e kënaqur

Rreth 12 orë zgjati takimi mes grupit amerikan dhe atij rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në Arabinë Saudite të hënën. Një anëtar i ekipit negociues të Rusisë tha se diskutimi mes palëvëe ishte intensiv dhe i dobishëm.
“Ne biseduam për gjithçka, ishte një dialog intensiv, jo i lehtë, por shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët. Shumë probleme u shtjelluan”, tha Grigory Karasin.
Karasin tha gjithashtu se bisedimet SHBA-Rusi do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në to pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet sot ndërsa pala amerikane do të qëndrojë në Riad edhe këtë të martë për të zhvilluar një tjetër takim me përfaqësuesit e Ukrainës.
Paraprakisht, Trump ka renditur çështjet që do të ishin në tryezë përshirë territoret, vijat e kufirit, infrastrukturën energjitike dhe pronësinë e termocentraleve.
Rusia kishte refuzuar më herët një amrëpushim të plotë 30 ditor por ka pranuar në parim një ndalim gradual të luftimeve.
Moska dhe Kievi mbeten ende shumë larg njëri-tjetrit në kushtet e pranueshme për një traktat paqeje, megjithatë administrata e re amerikane dhe presidenti Donald Trump është zotuar që të mbyllë më çdo kusht konfliktin./vizionplus.tv