Negociatat/ Shkupi pret që Bullgaria të heqë veton për Maqedoninë e Veriut

Rrethet politike të Shkupit kanë paralajmëruar tre skenarë për vendimin e Këshillit Europian në qershor në varësi të vetos bullgare.
Presidenti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke diskutuar votën e partisë së tij për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, ka deklaruar këto mundësi: “Një opsion është që Sofja të heqë veton e saj dhe të lejojë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, por të vonojë hapjen e bisedimeve aktuale të pranimit në BE derisa të amendohet Kushtetuta dhe kombi bullgar të shtohet në preambulë. Opsioni i dytë është që Sofja të heqë veton, por që kërkesat nga deklarata e Parlamentit bullgar nga nëntori 2019 të bëhen pjesë e kuadrit negociator. Shpresoj që një sërë vendesh të tjera anëtare të BE-së nuk do ta lejojnë këtë, sepse çështjet dypalëshe nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës. Dhe opsioni i tretë është që vetoja të mbetet”, tha ai.
Ndërsa Kreu i VMRO-së i sheh edhe skenarët e rënies së vetos bullgare si të pamundura që të çojnë në çelje negociatash.
“Shanset janë që modifikimi i vetos në kushte negocimi Maqedoni e veriut-Bullgari, do të lejonte vendosjen e datës për Shqipërinë. Paralajmërimi i bërë prej kohësh në mundësinë e vendosjes së BE-së si garant për kushtet që kërkon Bullgaria, po shfaqet tani edhe nga vetë Maqedonia për të kërkuar po si kusht mosshtimin e kushteve“, thotë ai.
Kështu VMRO është deklaruar se do të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, por vetëm nëse Parlamenti bullgar jep garanci me shkrim se kjo do të jetë çështja e fundit dypalëshe që do ta ngrenë me Maqedoninë gjatë bisedimeve për anëtarësim.
/rtsh/