E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shërbimet online, sportelet ku nevojitet prania fizike e qytetarëve

Qytetarëve nuk do t’ju duhet më të paraqiten pranë sporteleve të zyrave të gjendjes civile për të marrë shërbime. Tashmë në portalin e-albania të gjitha shërbimet janë online.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të bashkisë Durrës inspektuan sportele të gjendjes civile në rajonin nr 4 të kësaj bashkie.

Elena Pici, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme tha se janë 140 sportele në gjithë vendin ku nevojitet prania fizike e qytetareve, siç janë, regjistrimi i lindjeve, martesave apo vdekjeve.

“Në këto sportele fizike, do të ofrohen vetëm ato shërbime të cilat kanë nevojë domosdoshmërisht për prezencën fizike të qytetarit. Që do të thotë, shërbime të regjistrimit të lindjes, të martesës dhe të vdekjes, ndërkohë që çdo shërbim tjetër të gjendjes civile, të gjitha certifikatat që qytetarët marrin, do të merren online vetëm nëpërmjet platformës e-Albania”, tha Pici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›