Negociatat e fundit për deputet të Ndokës. Në zyrën e Shkëlzenit, bashkë me Fahri Balliun
Nard Ndoka është duke bërë negociatat e fundit për të hyrë në listën e kandidatëve të PD-së për deputet.
Kreu i demokristianëve është parë mesditën e sotme të dalë nga ambientet e zyrave të Shkëlzen Berishës, çka konfirmon edhe një herë rëndësinë që ka djali i kryeministrit në vendimet e PD-së.
Ndoka shoqërohej në këtë takim nga Fahri Balliu dhe dukej i qetë, gjë që të lë të kuptosh se negociatat kanë shkuar mirë.
Ndoka u largua nga opozita muaj më parë, pikërisht se PS nuk i siguronte një vend në listën e kandidatëve të saj, gjë që ia ofroi Berisha për ta afruar në koalicionin e vet./b.l