E Hënë, 2 Nëntor 2026

Negociatat me BE, Mediu: Procesi duhet të kishte nisur që në 2014-ën

Shqipëria nisi sot (15 tetor) bisedimet e anëtarësimit në BE, për grupkapitujt e parë, por për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu ky proces do të duhej të kishte filluar që në vitin 2014.

Në një lidhje me Skype për emisionin “3D” në RTSH, Mediu e konsideroi këtë si një moment përgjegjësie politike për të gjitha forcat politike në vend.

Sipas kreut të PR-së, procesi i integrimit nuk është “momente fotosh dhe festash”, por momenti i një reflektimi të thellë.

“Një proces që duhej të kishte filluar më shpejt se viti 2014. Jemi në një moment përgjegjësie politike, të gjitha forcat politike, për ta kuptuar drejtë se çfarë është procesi i integrimit europian, pasi nuk është thjesht momente takimesh, fotosh apo festash, është momenti i një reflektimi të thellë dhe po të shohim kapitujt kryesor, t’i bëjmë një analizë, duhet të shohim se ku jemi si vend, sa larg standardeve dhe lirive themelore, pra duhet të na bëjë të jemi të përgjegjshëm për të kuptuar realitetin dhe të mos bëjmë lojëra politike”, tha Mediu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›