Çelja e negociatave, Ambasada Franceze: I dëshirojmë Shqipërisë rrugëtim sa më të shpejtë drejt BE-së

Shqipëria hapi këtë të martë (15 tetor) në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt e parë.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada Franceze në Tiranë, i shprehu përgëzime Shqipërisë për këtë arritje të madhe drejt BE-së.
“Hapja sot e negociatave për çështjet themelore është një sukses dhe një moment kyç në rrugën e integrimit evropian, për të cilën Franca dëshiron që të jetë sa më e shpejtë”, shkroi Ambasada Franceze në Tiranë.
/rtsh.al/