Negociatat me BE/ Shqipëria drejt çeljes së të gjithë kapitujve

Shqipëria çel të gjithë grupkapitujt e negocimit me BE-në. Burime për Report tv bëjnë me dije se më 16 shtator Shqipëria do të ulet në konferencën e radhës ndërqeveritare për të çelur grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër” datë e cila është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërsa konferenca e radhës për çeljen e grupkapitullit të fundit, “Bujqësia dhe Kohezioni”, pritet të mbahet në 2 tetor, kjo është data e projektuar dhe miratuar në parim.
Në këtë mënyrë Shqipëria çel të gjithë grupkapitujt e negocimit me BE-në.
Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse.