Negociatat për MSA-në, jo para vjeshtës

Kosova është ende larg përmbushjes së kritereve afatshkurtra të vëna nga Komisioni Evropian.
Qeveria kishte dhënë zotime të përmbushte gjatë vitit 2012 kriteret afatshkurtra, që ishin kusht i Komisionit Evropian për nisjen e negociatave për MSA-në.
Ato nuk janë përmbushur dhe tani është premtuar që puna të kryhet në tremujorin e parë të 2013-s.
Por burime të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se Qeveria ka informatën zyrtare nga Bashkimi Evropian se negociatat për MSA nuk do të mund të fillojnë para vjeshtës së 2013-s./Indeksonline/