Negociatat për paqe në Ukrainë-Umerov sërish takime me zyrtarët e lartë amerikanë në Florida

Umerov dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Andrii Hnatov do të mbajnë një takim të premten në mbrëmje me të dërguarin special amerikan Steve Witkoff dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në Majemi.
Ky takim pritet të vijojë bisedat e mëparshme të mbajtura mes palës ukrainase dhe amerikane.
Të enjten, presidenti Volodymyr Zelensky tha se delegacioni i vendit të tij fluturoi drejt SHBA-së për biseda mbi planin e propozuar të paqes nga Uashingtoni për të përfunduar luftën më shumë se tre e gjysmë vjeçare në Ukrainë.
Takimet në Florida vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua me Witkoff dhe Kushner në Moskë ditën e martë për diskutimet mbi planin e rishikuar të paqes.
Pas takimit, ndihmësi presidencial rus Yuri Ushakov tha se bisedat në kryeqytetin rus ishin “konstruktive, shumë të dobishme dhe informative”, duke shtuar se diskutimet pesëorëshe “mbuluan tërësisht” një mundësi zgjidhjeje për luftën më shumë se tre e gjysmë vjeçare.
Nga ana e tij, Trump tha të mërkurën se delegacioni amerikan kishte pasur një “takim mjaft të mirë” me Putin, duke shtuar se përshtypja e tyre nga bisedat ishte se presidenti rus “dëshiron të bëjë një marrëveshje” për të përfunduar konfliktin në vazhdim.
Në mënyrë të veçantë, Ushakov tha në një intervistë me transmetuesin shtetëror rus Channel One të premten se Moska shpreson që Uashingtoni do të prodhojnë rezultate mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Floridë.
“Ne presim një analizë të negociatave të tyre (të SHBA-së) me Umerov. Shpresoj se do të na tregojnë edhe rezultatet me ne. Do të shohim”, tha ai.
/rtsh.al/