Shqipëria njeh vetëm Holandën, Kosova nuk ka luajtur me asnjërin prej kundërshtarëve të mundshëm

Shqipëria njeh vetëm Holandën nga kundërshtarët e mundshëm të Botërorit 2026(Grupi F), ndërsa me Japoninë dhe Tunizinë nuk është përballur kurrë. Me “Tulipanët”, kuqezinjtë janë përballur katër herë dhe janë mundur në të katër rastet.
Në dy ndeshjet e luajtura në Kualifikueset e Botërorit 1966, Shqipëria është mundur në të dyja takimet me të njëjtin rezultat, 2-0. Në kualifikueset e “Euro 2008”, është mundur 2-1 në Amsterdam dhe 1-0 në Tiranë.
Kosova(Grupi D) nuk ka luajtur me asnjë nga kundërshtarët e mundshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai dhe Australia.