E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nehat Mustafa pro ndryshimit të historisë nga turqit?

Zv. minstri i arsimit Nehat Mustafa vazhdon të jetë pro ndryshimit të hsitorisë me ndihmën e historianëve turq, Edhe pse ai nuk e mohon faktin që ka historianë shqiptarë që janë në gjendje të shkruajnë libra me karakter historik.

Mustafa vazhdon të jetë kundra petcionit për mos ndryshimin e librave të historisë, ai ka thënë për KTV-në se shumica e nënshkruesve të peticionit nuk janë në dijeni se cfarë përmbanë ai shkrim përbrenda.

“Shumica e nënshkruesëve të peticionit për anulimin e rishkrimit të historisë nuk e kanë lexuar peticionin. Njëri prej tyre ështe edhe drejtori i biblotekës kombëtare Sali Bashota, i cili ka pranuar që nuk është në dijeni se cfarë përmbanë ai shkrim.”

Ndërsa në anën tjetër ministri i mjedisit dhe i planifikimit hapësinor Dardan Gashi ka thënë që Turqia vetëm se është duke dhënë kontributin e saj me ndihmesa dhe hamendësime, e jo se si po përflitet që historianët shqiptarë po marrin leksione nga ta.

Në debat, u trajtua edhe tema për ndryshimet e librave shkollor në Kosovë, pasi që shumica e librave natyror dhe shkencor më kualitativ i takojnë meritave evropiane.

Zv. Ministri i arsimit, këto ndryshime i pa si të vështira, duke i pasur parasysh vështirësitë në botimin e abetares së përbashkët me Shqipërinë.

Kurse z.Gashi nuk e përjashtoi si mundësi duke e vlerësuar matematikën dhe shkencën kosovare 3000 vjet të vonuar. J.B./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›