E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelson Mandela në spital përinfeksion në mushkëri

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është shtruar në spital për "për shkak të përsëritjes së infeksionit në mushkëri”. Lajmi konfirmohet nga zyra e presidentit Jakob Zuma.

Fituesi i çmimit Nobel, Mandela, 94 vjeç i është ripërsëritur infeksioni në mushkëri,e njëjta me atë të disa muajve më parë.

Mandela u shtrua në spital pak para mesnatës. “Mjekët po i ofrojnë trajtimin më të mirë të mundshëm shëndetësor”- thuhet në deklaratën e lëshuar nga presidenca. Mandela, 94 vjeç, u shtrua në spital për gati tri javë në dhjetorin e vitit të kaluar, për trajtim të infeksionit në mushkëri.

Aktivisti kundër aparteidit, është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994. “I kërkojmë popullit të afrikës jugore dhe botës së tërë të lutet për Mandelën, dhe familjen e tij”- ky është apeli sipas medias vendase që është bërë nga presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma. Presidenca nuk saktëson se në cilin spital është shtruar fituesi i çmimit Nobel duke i kërkuar medias të respektojnë privatësinë e tij dhe të lejojnë mjekët që të bëjnë punën e tyre.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›