E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nën akuzë për 3 vepra penale, Kryemadhi ankimon masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në Apelin e Posaçëm.

Megjithatë në zbatim të masës që GJKKO i ka caktuar më 21 Tetor, ajo paraqitet sot për herë të parë për t’iu bindur urdhërit të gjykatës.

Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” Kryemadhit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›