E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nën akuzë për shitblerje votash, Fredi Beleri del sot para gjykatës

I zgjedhuri kryetar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, do të dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.

Sipas dosjes hetimore, ai paguante nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë, ose nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës.

Qytetarëve të Himarës, Beleri u kishte premtuar edhe pensione dhe nënshtetësinë greke.

Nga Gjykata e Vlorës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” u la nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Një ditë më parë, Fredi Beleri u transferua nga Vlora për në paraburgimin e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›