Nën hetim dosjet e falsifikuara të ish-minatorëve
Burime zyrtare të Prokurorisë së rrethit të Kukësit pohojnë se Po i afrohet fundit hetimi për 118 ish-minatorë të çuar në ndjekje penale për falsifikim të dosjes së pensionit. Në liri po ndiqen edhe 13 ish-punonjës të Sigurimeve në Kukës
KUKËS- Po i afrohet fundit hetimi për 118 ish-minatorë të çuar në ndjekje penale për falsifikim të dosjes së pensionit. Mësohet se po ndiqen në liri edhe 13 ish-punonjës të Sigurimeve shoqërore në Kukës, që dyshohet se ishin përzjerë në falsifikimin e dokumentave.
Burime zyrtare të Prokurorisë së rrethit të Kukësit pohojnë se hetimi në lidhje me këtë çështje është në përfundim dhe se parashikohet që i gjithë dokumentacioni t'i kalojë Gjykatës së faktit të rrethit në javën e parë të dhjetorit.
Procesi i hetimit rreth abuzimeve të kryera për të përfituar pensione të paligjshme, ka nisur disa muaj më parë nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve shoqërore. Të 13 ish-punonjësit e kësaj drejtorie po ndiqen penalisht për shpërdorim detyre, ndërsa rreth 300 ish-minatorëve u është bllokuar pensioni. Ndër këta, 207 janë banorë të rretheve të Kukësit e Hasit dhe 93 të rrethit të Tropojës.
Drejtori i Drejtorisë rajonale të Sigurimeve shoqërore, Mirdash Hoxha, tha se nga gjykata presin "vendime të formës së prerë" dhe se ata janë të vendosur t'i shkojmë deri në fund këtij problemi që, theksoi ai, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një humbje prej rreth 140 milionë lekësh.
Deri në fillim të viteve '90, në qarkun e Kukësit ishin në punë disa miniera, si e Kalimashit dhe e Gjegjanit, në rrethin e Kukësit, e Golajt, Vlahnës dhe Perollajt, në rrethin e Hasit, dhe e Kam-Tropojës dhe Ragamit, në rrethin e Tropojës, ku ishin të punësuar rreth 4 000 punëtorë. Pjesa më e madhe e tyre, ish-minatorë, ose nuk jetojnë më, ose kanë ndryshuar vendbanimin, ndërsa në këtë zonë kanë mbetur vetëm 536 ish-minatorë.
(d.b/Ata/BalkanWeb)