Nën komisioni parlamentar përzgjedh 4 kandidatët për në KLGJ dhe KLP

Nën komisioni parlamentar “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve” përzgjodhi të enjten nëpërmjet shortit kandidatët për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, nga radhët e avokatëve.
Për Këshillin e Lartë Gjyqësor me anë të shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin të Artan Reçit dhe Albens Tabakut.
Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat e Saimir Kolës dhe Erind Mërkurit.
Emrat do t’i dërgohen seancës pleanre të Kuvendit dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.
/rtsh.al/