E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna e Edmond Dervishit: Dyshoj se djalin tim e kanë ngatërruar me një tjetër

edmond-dervishi-1Vrasja e Edmond Dervishit të dielën në mbrëmje në Tiranë ka tronditur familjarët.

Ata thonë se ai nuk ka pasur probleme me askënd.

Nëna e Edmondit, Qefserja, duke folur për Panoramën, thotë se djali i saj nuk ka pasur asnjë problem.

Asgjë nuk e shqetësonte Edin. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i qeshur. Ne atë kishim që na mblidhte në gëzime dhe në hidhërime. Nuk e di sa do jetojë më tani që më iku edhe ai, thotë ajo.

Qefseres i është vrarë edhe një djalë në vitin 1998, Gentiani.

Por ajo thotë se kjo nuk ka lidhje me vrasjen e Edmondit.

Jo thuhet lart e poshtë që djemtë e mi paskan pasur miqësi me Franc Konomin apo dhe të tjerë që janë përmendur sot. Jo, jo. Edi nuk kishte të bënte. Shikonte punët dhe hallin e vet.

E pyetur nëse Edmondi kishte fëmijë, ajo thotë: Jo, ne vetëm Enxhin kemi. Ajo ishte vajza që la një vjeçe djali im Genti, para 15 vitesh, kur ma vranë, atë vajzë kishte edhe Edmondi. E kishte si vajzën e tij. Ishte shumë i lidhur me të. Vetë nuk kishte fëmijë. U martua, por nuk arriti të bëhej baba dhe u nda nga e shoqja. Kishte gati 4 vjet që ishte lidhur me Edrinën dhe me atë jetonte tani.

Në fund, Qefserja thotë se dyshon shumë që djalin e saj ia kanë ngatërruar me ndonjë tjetër, pasi nuk kishte arsye pse tia vrisnin./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›