E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna e Elenës: Para se të futej në “Big Brother”, i thashë të vishej

Këtë vit, në “Big Brother”, vajza më e bukur e shtëpisë quhet Elena. Ajo është edhe më e vogla në moshë. Bionde, e gjatë, me një stil të veçantë.

Elena e di që është femër e bukur dhe për këtë arsye, rri krejtësisht lirshëm në ambientet e shtëpisë që e shohin të gjithë shqiptarët. Pa komplekse, ajo është parë shpesh teksa lëviz nëpër shtëpi vetëm me të brendshme. Ky fenomen deri tani i pazakontë në Shqipëri, po komentohet kudo dhe 18-vjeçarja ka filluar të shihet me sy jo të mirë, sidomos nga femrat.

Por ajo ka një grua, që edhe pse nuk e aprovon deri në fund këtë sjellje, është gati ta mbrojë nga të gjitha e nga të gjithë.

“Edhe i thashë merr pizhama me vete. Ajo ashtu vishet edhe nëpër shtëpi dhe siç duket harron që atje e shohin të gjithë. I duket sikur është në shtëpi... Dhe ky ishte një konflikt që patëm para se ajo të futej në “Big Brother”. Unë e porosita, i thashë të marrë me vete pizhamet e të vishet siç duhet. Ajo që më thoshte: “Po ti mami e di që unë nuk fle dot ashtu”, me idenë që donte të rrinte edhe atje ashtu siç rri në shtëpi, dhe unë që vazhdoja e porosisja duke i thënë se atje e shohin të gjithë njerëzit. Po edhe këto vajzat e tjera me mini fare po vishen, po ç’ti bëjmë tani", ka thënë e ëma e Elenës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›