E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney Spears: Më merrni seriozisht

Britney Spears dëshrion që të merret seriozisht nga njerëzit sa i përket karrierës së saj.

Këngëtarja, pak ditë më parë është ndarë nga i fejuari, Jason Traëick dhe pas kësaj njerëzit kanë menduar se ajo do ta përjetoj edhe ndonjë krizë nervore, sikur ajo e vitit 2008.

Thuhet se nëna e këngëtares ka qenë inkurajuesja më e madhe e saj këto ditë e cila e ka këshilluar që të bëjë përpjekje më të mëdha sa i përket paraqitjes së saj në publik.

'Britney i ka dëgjuar këshillat e nënës. Ajo me të vërtetë dëshiron që të merret seriozisht në karrierën e saj dhe nuk do të lejojë që gjërat të dalin nga kontrolli sërish.”, ka thënë një burim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›