E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna shkon të ndihmojë të bijën e rënë në rezervuar, mbytet edhe ajo

Shkodër, 2 Korrik, NOA Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një fshat të Malësisë së Madhe, ku nënë e bijë janë mbytur në përpjekjet për të shpëtuar njëra-tjetrën pas hedhjes në rezervuar.

Ajo konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave, gjithçka ka ndodhur pasi vajza 9-vjeçare ka rënë në rezervuar, ndërsa nëna e saj ka rendur për ta shpëtuar kur vuri re se vajza e saj nuk po dilte dot prej tij.

Mësohet se viktimat mbajnë përkatësisht emrat Nexhmije Hyka, 39 vjeç dhe Esmeralda Hyka, 9 vjeç; të dyja nënë e bijë nga fshati Vorfe i komunës së Gruemirës nga Malësia e Madhe, vend edhe ku ka ndodhur ngjarja fatale.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi vajza ka shkuar për ti dhënë ujë lopës dhe ka rrëshqitur në ujërat e rezervuarit, ndërsa nëna ka shkuar për ti dhënë ndihmë vajzës së saj, duke humbur që të dyja jetën me mbytje në rezervuar, saktëson zyrtarisht njoftimi i policisë rreth kësaj ngjarje.

Ndërsa thuhet, se vetëm pak minuta më parë, dy trupat e pajetë janë nxjerrë prej rezervuarit nga forcat policore dhe materialet në lidhje me ngjarjen në fjalë, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›