E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nendetesja" mbytet ne Lezhe

Beselidhja-Dinamo 1-0
Shenues: Ivanaj 30'
Ndeshja e vetme e luajtur dje per javen e 24-et, ajo mes Beselidhjes dhe Dinamos, ka perfunduar me fitoren e papritur te vendesve, qe kane mposhtur minimalisht 1-0 ekipin qe prej shume javesh kryeson me merite kampionatin. Goli i shenuar nga Kreshnik Ivanaj ne minuten e 30-te te takimit, ka vulosur krejt rezultatin, ndonese miqte jane perpjekur te ndryshojne fatet e ndeshjes. Krosimi i Smajlit eshte grushtuar nga portieri Kotorri dhe brenda zones se vogel, Ivanaj nuk e ka aspak te veshtire te shtyje topin ne rrjete. Ne takimet e tjera, qe do te luhen sot, spikat pa dyshim transferta e Partizanit ne Durres. Te kuqte duhet te perfitojne me cdo kusht nga kjo shkarje e bluve per t'i mberthyer ata ne krye te renditjes, por perballe do kene nje Teute, e cila lufton per mbijetese dhe nuk ka aspak ndermend te toleroje. Perplasje mjaft interesante eshte edhe ajo e Peqinit, ku Tirana i duhet te ndeshet me Shkumbinin e etur per pike.

DJE
Beselidhja - Dinamo 1-0
Sot
Teuta - Partizani 15:30
Kastrioti - Vllaznia 15:30
Flamurtari - Besa 15:30
Shkumbini - Tirana 15:30
Elbasani - Skenderbeu 15:30

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›