E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mberthen Dinamon ne krye te renditjes

Teuta-Partizani 1-2
Shenues: Mile 39'/ Abilaliaj 54',62'
Gjyqtar: Kridens Meta
Kane perfituar me se miri te kuqte e Hasan Likes nga hapi fals i Dinamos te shtunen pasdite, pasi kane arritur te fitojne perballjen e tyre dhe te ngjiten ne te njejten kuote pikesh sa edhe rivali blu. Gjithcka pas nje jave plot tension, pasi te kuqte, si edhe disa skuadra te tjera te superliges, mund te hidhnin gjithcka ne ere. Marreveshja e arritur 20 ore perpara zhvillimit te takimeve ka bere qe ne te gjitha fushat e superiores topi te rrotullohej. Me bereqet per Partizanin qe ne perballjen e rendesishme nuk ka zhgenjyer askend dhe ka futur ne xhep nje trepikesh qe mban nje arome shume te kendshme, ate te sfides se vertete ndaj Dinamos, rivales se urryer tashme, e cila sheh te bashkejetoje te pakten per nje jave me rivalet kryeqytetas.
Ndeshja
Partizani e nis furishem takimin dhe donte menjehere te gjente rrugen e rrjetes, por tentativat e njepasnjeshme te te kuqve nuk konkretizohen me sukses. Iluzioni i golit vjen kur Muzaka tund rrjeten e Vashakut, por pa vene re se anesori kishte cuar flamurin duke sinjalizuar pozicion jashte-loje. Kur te gjithe te pranishmit prisnin golin e kuq, ka qene Teuta qe ka befasuar te gjithe. Vangjel Mile ndeshkon Shehin dhe per te kuqte duket se do te nise tatepjeta. Por nuk ndodh keshtu. Edhe pse ne disavatazh te nje goli, jane miqte nga kryeqyteti ata qe synojne te shenojne. Kete ia arrijne ne pjesen e dyte, kur vlonjate Arber Abilaliaj, fare prane Vashaku, ka shtyre topin e barazimit ne rrjete. Nuk kalojne as tete minuta dhe te kuqte konkretizojne epersine e tyre. Edhe njehere Abialiaj ben me te miren, duke u konfirmuar si njeriu-ndeshje. Pas nje topi te marre nga mesfusha, djeg me sprint mbrojtjen kundershtare dhe e detyron Vashakun ta shohe topin te prehet ne rrjeten e tij. Minutat e mbetura jane teresisht nen diktatin e kuq, te cilet kerkuan me ngulm te shenonin serish, por sidoqofte, u larguan te kenaqur nga Durresi pas vershellimes se kryesorit Meta.
Golavarazhi mban ne vend te pare Dinamon
Dy skuadrat qe prej javes luftojne me njera-tjetren per titullin kampion, tashme jane ne te njejten kuote pikesh, por Dinamo do te qendrone ne vend te pare per shkak te golavarazhit me te mire qe ka. Te kuqte duhet te qajne keshtu golat e shumte te pesuar pasi, ndryshe nga Dinamo qe ka nje golavarazh + 29, Partizani eshte ne kuoten +21. Blute kane shenuar ne total 36 gola dhe kane pesuar vetem 9, ndersa rivalet e Partizanit kane shenuar 37 gola duke pesuar 16 te tille.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›