Nënë Tereza dhe Shkodra, shtëpia ku jetoi familja e humanistes

Në Shkodër, shtëpia ku jetoi familja e humanistes është vendosur si një monument për ta nderuar atë dhe për ruajtur në kujtesën e misionit të saj bamirës.
Në këtë shtëpi gjenden objekte dhe materiale që dëshmojnë jetën dhe veprimtarinë e saj, humanitare, duke përfshirë edhe përshkrime të misioneve të saj në vendet ku ajo shërbeu.
Për këtë shtëpi kujdeset pronari i saj Tonin Prela.
Në nderim të humanistes, në bustin e Nënë Terezës, në qendër të Shkodrës, me rastin e shenjtërimit, qytetarë vendosën qirinj dhe buqeta me lule.
Gjurmët e Shenjtores Nënë Tereza në Shkodrën janë të forta. Përveç shtëpisë ku jetoi familja e saj, e paharruar mbetet prania e Nënë Terezës në katedralen e Shkodrës gjatë vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1993, por edhe kontributi i motrave të Nënë Terezës në Shkodër e rrethina për njerëzit në nevojë.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/