Plagosja në “Don Bosko”- Zbardhen lëvizjet e atentatorëve, ekzekutimi do bëhej një javë më parë

Policia ende nuk ka të dhëna për tre atentatorët e plagosjes së dy personave në zonën e Don Boskos në Tiranë, por nga kqyrja e kamerave të sigurisë ditën e ngjarjes dhe më parë ka arritur të zbardhë intenerarin e ndjekur.
Mësohet se autorët kanë ndjekur prej ditësh lëvizjet e Kastriot Elezit 45 vjeç dhe në ditën e atentatit, ata kanë pritur 30 minuta jashtë lokalit me makinë të parkuar.
Elezi mendohet të jetë edhe shënjestra pasi i polagosuri tjetër 22 vjeçari Renaldo Metushi nuk figuron me precedent të mëparshëm kriminal. Automjeti Golf ngjyrë gri i përdorur në ngjarje, rezulton që të ketë lëvizur në zonë edhe një javë më parë. Grupi hetimor dyshon se autorët kishin planifikuar ta kryenin ekzekutimin ditë më parë, por nuk kanë gjetur një moment të përshtatshëm për të goditur shënjestrën.
Nga verifikimet e kryera është mësuar se makina dyshohet se ka hyrë nga Kosova në territon Shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar në Shqipëri. Kjo gjë është konstatuar nga numri i motorit të djegur.
Ditën kiur ndodhi ngjarja makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është pranë lokalit. Objektivi i këtij sulmi me armë Kastriot Elezaj, kishte precedente në një vend të Bashkimit Europian për vjedhje me ardhe, dhe sipas policisë e kaluara e tij kriminale mund të jetë bërë shkak për goditjen e tij me armë.
Vetë i plagosuri Elezaj, ka treguar për policinë se nuk ka pasur konflikt me asnjë person dhe se gjatë kësaj kohe ka lëvizur lirshëm në qytet, pa pasur frikën e askujt se mund ta vriste.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/