E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza sështë hidrocentral

Vargje nga Arben Duka

Nënë Tereza është,

Shpirti fukarenjve,

Sot smund të jetë kurrë,

Ditë e maskarenjve!

Ajo çdo gjë kishte,

Të tjerëve ua ndau,

Ndërsa dora juaj,

Dhe tonat përlau!

Ajo i dha botës,

Shpirt e dashuri,

Ndërsa ju prodhuat,

Pleh e varfëri!

Ajo është thesari,

Që ka Shqipëria,

Me këtë thesar,

Ska punë qeveria!

Ajo një e vetme,

Bëri mrekullira,

Ju kaq burra bashkë,

Sbëtë dot dy të mira!

Ndaj si mbeti emri,

Vetëm në Kalkutë,

Po ska asnjë lidhje,

Me ju o makutë!

Veç për fukarenjtë,

Atë Zoti ngjizi,

Ndaj ska punë aspak,

Me ca minj gjirizi!

Ajo qe një engjëll,

Ju jini vampirë,

Se as borgjezia,

Ska këtë fytyrë!

Ajo ndrin si ylli,

Në natën me re,

Sështë me ju Tereza,

More të pafe!

Ju vodhët e vratë,

Dhe nuk patët frikë,

Ndaj dhe Nënë Tereza,

Nuk ju shton dot pikë!

Ndaj me Nën Terezën,

Kot mos u mundoni,

Sështë hidrocentral,

Ta privatizoni!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›