E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë e bijë, para ligjit/ Fier, mbyllen hetimet. Vajza vrau babanë, nëna fshehu krimin

Vrasja e Anesti Ramës në korrik të vitit 2025 në fshatin Frashër të Patosit është kryer nga e bija kurse e ëma e saj tentoi ta fshehë krimin.

Në këtë përfundim ka dalë prokuroria e Fierit e cila ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjyq nënë e bijë me akuzat “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas organit të akuzës, Emanilda Rama e ka mbytur babanë e saj me tel kurse e ëma e saj, gruaja e viktimës, ka pastruar shtëpinë dhe gjurmët e gjakut për të fshehur ngjarjen.

Vrasja e 56-vjeçarit në korrik të vitit 2025 u zbulua pas denoncimit të mjekut të qendrës shëndetësore të fshatit. Ky i fundit u thirr nga Valbona Rama për të plotësuar skedën e vdekjes.

Ajo i tha mjekut dhe të afërmve se viktima ndërroi jetë pasi u rrëzua në dyshemenë e tualetit. Pas njoftimit të policisë nga mjeku dhe këqyrjes së trupit nga eksperti mjekoligjor policia arrestoi nënë e bijë si autore të dyshuara për ngjarjen.

Burime nga policia e Fierit thane pas ngjarjes se fillimisht viktima është goditur pas  koke e më pas është mbytur.

26-vjecarja tha pas arrestimit, se e vrau babanë pasi ai nuk paguante për nevojat e  saj të jetesës. Të afërm të familjes deklaruan pas ngjarjes se paga e viktimës menaxhohej nga e bija dhe gruaja. Nderkohe nene e bije, punonin ne sera si punëtore sezonale. Tre ditë pas ngjarjes u arrestua edhe Çlirim Dogjanin 55 vjeç, nga fshati Arapaj i Rroskovecit, mik i afërt me 26-vjeçaren, si bashkëpunëtor i dyshuar për vrasjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›