Nënkomiteti BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin: Denaj: Zbatim i reformave të nevojshme

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Nënkomiteti për çështjet e Bujqësisë, Peshkimit dhe Akuakulturës, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian zhvilloi mbledhjen e 16-të, në Tiranë, ku pala shqiptare u kryesua nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Denaj tha se, takimi u fokusua për kapitujt 11,12 dhe 13 mbi nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, teksa theksoi rëndësinë e nënkomitetit në kushtet, ku Shqipëria vijon angazhimin për implementimin e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE.
“Theksova arritjet dhe pikat kyçe në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vizionin e përbashkët “Bujqësia2030″”, tha ajo.
Denaj informoi se ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon punën me përkushtim dhe profesionalizëm në përafrimin e politikave me standardet e Bashkimit Evropian në trajektoren e re që Shqipëria ka ndërmarrë me hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë. /j.p/
1 nga 6