E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënkryetari i KLD-së, Topi: E drejtë imja

Këto deklarata Presidenti Topi i bëri sot nga qyteti i Korçës, gjatë vizitës me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse ku dhe nderoi korin “Lira” me titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa “Mjeshtër i Madh”aktorin e ndjerë Llazi Serbo, trajnerin e atletikës Piro Kasati dhe këngëtaren Lindita Theodhori.

Kreu i shtetit nuk ka komentuar incidentin e ndodhur gjatë seancës së të enjte në Parlament, ku u miratua vetëm me votat e shumicës kandidatura e Elvis Çefës për postin vakant në KLD, pas largimit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu.

Topi deklaroi se KLD-ja do të njoftojë emërimin e Çefës gjatë mbledhjes së të hënës, duke ngritur dyshime nëse anëtari i ri mund të jetë favorit për postin e nënkryetarit.

Verifikimi i mandatit të tij do të jetë një nga pikat e rendit të ditës e me shumë gjasa do të jetë pikë vijuese pas votimit nga anëtarët aktualë për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-04-14 22:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›