E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenpresidenti kinez vazhdon vizitat ne disa shtete amerikane

Nenpresidenti kinez Shi Gjinping fitoi zemrat e amerikaneve te thjeshte gjate nje vizite dje ne nje komunitet fermeresh ne shtetin Iowa 27 vjet pas vizites se tij te pare ne kete zone kur ishte zyrtar i nje niveli te mesem.

Personi qe pritet te behet presidenti i ardhshem i Kines kaloi nje ore duke pire caj me banoret e Muskatines duke kujtuar takimet e vizites se pare ne vitin 1985.

Zoti Shi i cili perfundon viziten ne Shtetet e Bashkuara sot me nje ndalese ne Los Angelos theksoi interesin e tij tek kontaktet me njerezit e thjeshte gjate nje darke zyrtare dje ne kryeqytetin e shtetit Iowa Des Moines.

Ne darken e shtruar nga guvernatori Terry Branstad Xi tha se synon te shtyje me tej marredheniet e bashkepunimit me Shtetet e Bashkuara.

Ne nje levizje tjeter qe mund te jete popullore mes fermereve amerikane zyrtaret kineze qe udhetojne me zotin Shi njoftuan planet per te blere nje sasi me vlere 4 presje 3 miliarde dollare soje nga Shtetet e Bashkuara. Blerja e 12 metra toneve do te jete marreveshja me e madhe e ketij lloji deri tani me Kinen.

Xi mori nje pritje me te ftohte gjate vizites se tij ne Kongres dje ku senatoret dhe ligjvenesit i bene presion per ceshtjen e te drejtave te njeriut ne Kine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›