E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja, 100 të burgosur shqiptarë në Angli do ekstradohen në Shqipëri

Crispin Blunt

Më shumë se 100 shqiptarë që janë të burgosur në Britaninë e Madhe, do të vijnë në Shqipëri pas një marrëveshje të nënshkruar të martën, që detyron kthimin e tyre në Shqipëri.

Sipas The Guardian, Ministria e Drejtësisë në Britani thotë se kjo është e para marrëveshje bilaterale me një vend me numër të madh të burgosurish të huaj në burgjet britanike.

Mendohet se janë 180 të burgosur në burgjet britanike, nga të cilët 100 mund të ekstradohen në Shqipëri.

Ministri i Burgjeve, Crispin Blunt tha se mijëra kriminelë të huaj do të dërgohen në vendin e tyre për të kryer pjesën e mbetur të burgimit.

Blunt tha se shpreson se marrëveshja me Shqipërinë do pasohet edhe nga të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›