Nënshkruhet marrëveshja Turqi-Armeni
Mbrëmjen e shkuar midis dy vendeve është nënshkruar marrëveshja për normalizimin e raporteve të ndërsella. Marrëveshje e cila u nënshkrua nga ministri i punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davotuglu dhe ai armen Eduard Nalbadijan.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai francez Bernar Kushner. Raportet ndërmjet Armenisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara veçanërisht për shkak të deportimeve masovike dhe vdekjes së më shumë se 1 milionë armenëve ndërmjet viteve 1915 dhe 1917 që Armenia e kishte konsideruar gjenocid.
Armenia prej 20 vjetësh ka kërkuar që Turqia të pranoj se vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore ishin gjenocid.