E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nis mbledhjen e firmave për hapjen e kutive

Duke qenë se deputetët e partisë më të madhe në opozitë nuk kanë hyrë në Kuvend, atëherë kanë zgjedhur një rrugë tjetër kushtetuese për të propozuar këtë projektligj.

Por nuk dihet ende nëse pas mbledhjes së firmave dhe pas propozimit, do të marrin pjesë në votimin e këtij projektligji. Projektligji që do të dërgohet shpejt në Parlament, sapo të jenë plotësuar firmat e domosdoshme, është gati dhe përbëhet nga rreth 11 nene. Ato janë hartuar mbi bazën e kushteve që PS-ja dhe vetë kryetari Edi Rama ka bërë publike deri tani. Projekti mbahet shumë sekret nga drejtuesit dhe ekspertët ligjorë që qëndrojnë pranë PS-së, për të mos e publikuar para momentit kur gjithçka të jetë gati.

“Kjo iniciativë, do të sigurojë hetimin e çdo pretendimi publik, vendas apo ndërkombëtar, për shkeljen e akteve ligjore në lidhje me procesin zgjedhor të 28 qershorit. Do të jetë një hetim i pakufizuar, që zbardh çdo shkelje dhe trajton çdo provë të manipulimit të zgjedhjeve”, tha Genc Gjonçaj Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PS.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›