E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Marrëveshja u nënshkrua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji dhe komandanti i ISF, gjeneral major Jasper Jeffers.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.

Në lidhje me këtë marrëveshje, ministri Nufi u shpreh se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza.

1 nga 6

/m.q/r.e/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›