Nenshkruhet memorandumi i mirekuptimit mes 4 vendeve per TAP
Shqipëria, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për gazsjellësin TAP. Kryeministri Sali Berisha tha se ky memorandum do të jetë një shtysë më shumë që vendimarrësit të votojnë pro projektit TransAdriatikPipeline.
Jam optimist se gazsjellësi TAP do të jetë një projekt fitues, tha kryeministri Sali Berisha në nënshkrimin e memorandumit për këtë projekt me Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë. Kryeministri tha se vendimi që do merret në javët që vjen është një vendim i madh.
“Besimi e shpresa ime është që TAP ka të gjithë shanset për të qenë projekti fitimtar. Jemi tw inkurajuar nga qeveritw qëndrimi SHBA, BE e Turqi. TAP është qartësisht me fizibël dhe më i avancuar”- deklaroi kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se rajoni ynë sjellë një vlerë të shtuar për tregun e gazit. Ai shtoi se memorandimi është një nxitje më shumë që vendimarrësit të votojnë pro projektit TAP.
“Pak kohë më parë qeveritë Itali-Greqi-Shqipëri firmosën marrëveshjen që i angazhon për të respektuar rregulla të përbashkëta shumë të rëndësishme. Memorandumi ka në vetvete frymën e kësaj marrëveshjeje. Unë besoj se vendimmarrësit do ta kenë parasysh edhe këtë faktor”- theksoi Berisha.
Optimistë për projektin TAP janë shprehur edhe firmëtarët e memorandumit nga vendet e rajonit.
“Ne besojmë në të ardhmen e vendeve tona, besojmë në të ardhmen e rajonit e të BE-së. Ndaj jemi të bindur për projektin TAP, si një projekt me shumë interes për të gjithë”- tha Zëvendëskryeministri i Bosnje Herzegovinës Lagumdzija.
Ndërsa Igor Lukshiç, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Europian i Malit të Zi u shpreh: “Ndërtimi këtij projekti do të sjellë përmirësim të madh në infrastrukturën energjitike të rajonit dhe c’është më e rëndësishme do te jetë nxitje edhe për shumë projekte te tjera”.
Edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, Joshko Klisoviç deklaroi se Republika e Kroacisë është në mbështetje të plotë të projektit TAP dhe kemi shumë arsye për ta bërë këtë.
Në javët që vijnë pritet që të vendoset se cili mes dy projekteve TAP dhe Nabuko do të furnizojnë Evropën Perendimore me gazin e fushës Shah Denis të Azerbajxhanit.