E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder Fitore e thelle per mandatin e trete qeverises

PD ka prezantuar kandidatet per deputete ne Qarkun e Shkodres ne nje miting te organizuar ne kete qytet. Berisha u shpreh i bindur ne thellimin e fitores se demokrateve ne Shkoder. Ai akuzoi Ramen se propagandon nje realitet te ndryshem nga ai qe ka Shqiperia dhe demokratët janë të bindur se thellimi i fitores në Shkodër do të jetë përcaktues për mandatin e tretë në qeverisje. Shkodra ka ndryshuar-deklaruan gjatë prezantimit të kandidatëve të Shkodrës dhe paraqitën listën e projekteve të katër viteve që vijnë

“Sot duket më bukur se asnjëherë, shndrit, qesh, sepse Shkodra ka ndryshuar. Shkodra do të ketë autostradën me katër korsi, që do lidhet me Tiranën, by passin zgjerimin e mëtejshëm të rrugës së Muriqanit, rindërtimin e stadiumit me Vllazninë në krye. Stadiumin e ri të lojrave me dorë, rindërtimin e plotë të teaqtrit, fiototrekës marubi muzeut. Gjithcka në lartësitë e qytetit mijëravjeçar. Gjithcka kemi arritur gjatë këtyre viteve”.

I dyfishtë ishte dhe sulmi ndaj Edi Ramës. Prej kryetarit të opozitës Berisha dhe Topalli kërkuan disa përgjigje në emër të qytetarëve shqiptarë.

Krahas kandidatëve kryeministri bëri thirrje për të votuar Partinë Demokratike, për t’i dhënë asaj një mandat më shumë krahasuar me 7 mandate në vitin 2009.

“Ne hapim fushatën elektorale më të madhe të fitores më vendimtare të 20 viteve të fundit. Shkodra kjo rozafë e Shqipërise e sakrfikuar ndër shekuj. Komunistët dhe rilindasit quajini si të doni e njëjta gjë janë.

I them sot rilindasve dhe kryetarit të tyre mavi me strategjinë e paradhësve të tu për t’u bërë presion e gjunjëzuar shkodranët ke bërë njëmijë herë gabim, ti nuk e ke kuptuar shpirtin e lirë të shkodranëve. Le ta lëmë hallexhinë në hallin e tij, të shohim cfarë mund të bëjmë më të mirë me qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, votoni 44-ën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›