E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet memorandumi për thellimin e Bunës

SHKODER- Shqiperia dhe Mali i zi kane nenshkruar sot memorandumin e bashkepunimit per thellimin e Bunes. Memorandumi u firmos sot pasdite ne Shkoder nga dy ministrat e Mjedisit, ai malazez Milutin Simovic dhe ministri shqiptar Fatmir Mediu. Ky memorandum synon pastrimin e shtratit te lumit dhe largimin e te gjitha mbeturinave te te gjitha llojeve. Memorandumi parashikon gjithashtu thellimin dhe zgjerimin e Bunes aty ku do te jete e mundur.

****



Me poshte nje Interviste e ambasadorit te Malit te Zi ne Shqiperi

Zeljko Perovic ka qene perfaqesues i Malit te Zi ne OKB dhe njohes i mire i marredhenieve shqiptaro-malazeze. Prej 3 vjetesh ambasadori i Malit te Zi ne Shqiperi. Shpjegon ...

Zoti ambasador! Ne shtyp, Ambasada e Malit te Zi ka mohuar te kete dijeni per nenshkrimin e nje marreveshjeje mes qeverise shqiptare dhe asaj malazeze per thellimin e lumit Buna. Ka dale nga ju ky pohim dhe çfare mund te thoni me teper?

Zeljko Perovic: Ne vertet nuk kemi dijeni per nenshkrimin e ndonje marreveshjeje, edhe pse eshte permendur kjo gje ne shume gazeta, por ne nuk dime gje. Mund t'ju them se ne 13 dhjetor kryeministri shqiptar Sali Berisha duhet te ishte per nje vizite zyrtare ne Mal te Zi, Podgorice, por kjo vizite u shty pa afat per shkak te kushteve atmosferike.

Ç'permbante qellimi i kesaj vizite?

Zeljko Perovic: Nje vizite kryesisht per marredheniet ekonomike mes dy vendeve, qe perfshijne energjine, bujqesine dhe turizmin, me takime te ministrave perkates ne keto fusha.
Por, dy ministrat perkates te Mjedisit, Mehdiu dhe Simoviç kane pasur dhjete dite me pare nje takim ne Ulqin, pikerisht per menaxhimin e ujerave te lumit Buna. Jane marre vesh paraprakisht qe te punohet ne thellimin e lumit Buna, te rregullohen ujerat qe te mos vershojne me siç ka ndodhur edhe ne vendin tuaj, edhe ne vendin tone. Shtetet tona do te kene marredhenie, qe t'i rregullojne gjerat ne te ardhmen.

Por pse te vonuar ne keto projekte te perbashketa emergjence?
Zeljko Perovic: Pasi edhe marredheniet mes dy shteteve tona per dekada kane qene te bllokuara. Sot, ne fakt, Buna rezulton e papastruar per vite te tera. Nuk eshte treguar kujdes per te jo vetem ne vitet e fundit.

I mbetet mekati edhe mendesise ballkanike, e cila vetem kur ndodh diçka kujtohet te ndreqe dhe jo paraprakisht?
Zeljko Perovic: Po. Saktesisht edhe kjo. Kur na ndodh e keqja, atehere kujtohemi dhe nuk punojme me perpara per kete. Patem edhe ne ne Mal te Zi permbytje ne janar te 2010-es dhe tani u permbytem serish, pasi ne kete interval kohor nuk u rregullua asgje. Por ne janar patem fryrje te detit, i cili nuk e la Bunen te derdhej ne det.

Thellimi i Bunes, sipas jush, si mund te behet, çfare nevojitet?
Zeljko Perovic: Thellimi i Bunes duhet bere me nje studim te mirefillte. Sepse nese behet pa kujdes, mund te ndodhe qe ujerat te shkojne ne lume dhe te thahet liqeni i Shkodres. Disa vjet me radhe dy akademite e shkencave te dy vendeve tona kane pasur bashkepunim te mirefillte per Liqenin e Shkodres. Ne nje projekt te perbashket perfshihet studimi i potencialit dhe shfrytezimit te liqenit te Shkodres. Ne prill te 2010-es u zhvillua ne Podgorice nje simpozium po per liqenin e Shkodres. Dy kryetaret e akademive perkatese permenden rivenien e trageteve lundruese mes Shkodres dhe Vir Pazarit. Kjo ide do te varet nga fondet, por do te perbente nje zhvillim turistik per te dy vendet tona. Thellimi i lumit Buna e ben Bunen edhe te lundrueshme ashtu si 100 vjet me pare, kur vinin anije nga deti ne lume dhe liqen. Dhe anet e lumit do te mbusheshin me hotele, bare-restorante.

Si kane qene keto dite permbytjet nga ana tjeter e Bunes ne Mal te Zi?
Zeljko Perovic: Edhe Mali i Zi keto dite po kalon nje katastrofe te vertete. Disa zona jane permbytur njesoj si ne Shkoder. Konkretisht Ulqini, Nikshiq, Danilovgrad, Zeta- pjese e Podgorices etj. Sa here permbytet Shkodra permbytemi edhe ne.

Infrastruktura e Malit te Zi ne teresi a eshte ish-komuniste, e vjeteruar dhe ku s'eshte vene dore ne shume segmente, sikurse edhe ne Shqiperi?
Zeljko Perovic: Po. Shqiperia, Mali i Zi nuk i kane standardet e vendeve te zhvilluara, por ama jane ne rrugen e venies se ketyre standardeve. Perveç problemeve te argjinaturave, jane edhe shirat e medha dhe te pazakonta keto dite. Jane shkaterruar sidomos ato pjese me ndertime te reja afer lumenjve dhe jo shtepite e vjetra 100-vjeçare ne lartesi. Edhe ne Mal te Zi njerezit keto vite kane ndertuar pa kriter si ne Shqiperi.

Me keto shira u bllokua dhe qarkullimi i njerezve, mallrave, por edhe turizmi dimeror i shqiptareve drejt Malit te Zi?
Zeljko Perovic: Keto dite nuk mund te kalohet, se jane mbyllur te dyja pikat kufitare. Kemi degjuar sot ne mengjes qe eshte hapur Hani i Hotit dhe mund te kalohet nga Podgorica. Jo drejtperdrejt nga Shkodra, por nga Vau i Dejes, qe ne fakt eshte rruge shume e keqe. Por kam informacion qe bashkia e Podgorices do nxjerre mjete qe do t'i orientojne makinat ne kete aks rrugor. Kjo pike eshte kryesore edhe per shkembimin e mallrave, ne fakt. Nderkohe, dogana e Muriqanit eshte nje tjeter pike doganore moderne, e perbashket shqiptaro-malazeze, edhe per mallra dhe turizem. Por nga Muriqani nuk mund te kalojne aq lirisht mallrat, sepse nese rruga ne token shqiptare eshte shume e mire, ne pjesen malazeze eshte e ngushte dhe e vjeter.
Per sa i perket turizmit, kete fundjave, sipas meterologeve, shpresojme te bjere niveli i ujit dhe per festa te hapen rruget.

Perse rruget qe lidhin Malin e Zi me Shqiperine jane lene pasdore dhe çfare po behet per rindertimin e tyre?
Zeljko Perovic: Nuk ka biseda qofte ne nivel te ulet apo te larte ku mos te permenden rruget si çelesi i zhvillimit. Une vete kam biseduar me drejtorin e Drejtorise se Rrugeve ne Malin e Zi dhe qe prej Muriqanit ne Shkoder e deri ne Mal te Zi rruga do te zgjerohet. Ne fillim do te behet aksi rrugor deri ne Ulqin e me pas deri ne Tivar. Rruga e Tivarit eshte pjese e autostrades Adriatik-Jon, qe shkon ne Budve-Kotorrr-Dubrovnik. Ështe me rendesi fakti qe me ne fund po ndertohen 36 km rruge nga Shkodra ne Han te Hotit, pjese e nje autostrade. Nje investim ky i shtetit italian, qe perfundon ne 2011. Kaloj shpesh ne ate rruge dhe shoh qe po punohet, por terreni malor per te vajtur ne Podgorice eshte shume i veshtire.

Marredheniet diplomatike shqiptaro-malazeze jane cilesuar shpesh nga politikanet e dy vendeve tona: 'te shkelqyera'. Ju vete gjithashtu i meshoni kesaj, por perpara dy vjetesh ne nje interviste jeni shprehur se keni verejtje per marredheniet ekonomike mes dy vendeve. Se Shqiperia ka me shume marredhenie tregtare me Serbine se sa me Malin e Zi. Ka ndryshuar diçka nga ky konstatim?
Zeljko Perovic: Marredheniet diplomatike jane vertet te shkelqyera. Jemi shembull i bashkepunimit ne rajon. Kane qene te mira edhe perpara se Mali i Zi te behej nje shtet i pavarur nga Serbia. Qe ne Luften e II-te Boterore, kur partizanet shqiptare luftuan perkrah atyre malazeze kunder fashizmit. Ishte Rusia qe kontribuoi ne 1948 ne prishjen e marredhenieve tona dhe me pas Serbia. Gjithmone te tjeret kane nderhyre midis nesh per te na prishur. Ish-kryeministri Gjukanoviç me mbeshtetjen qe iu dha kosovareve ne luften e Kosoves ne 1999, duke i strehuar, e bindi Perendimin se ishte kunder Milosheviçit. Ne ishim te paret qe hoqem vizat me Shqiperine, edhe pse BE i tha qeverise sone: Mos u shpejtoni per heqjen e vizave me shqiptaret. Perseri qeveria malazeze i hoqi. Sot eshte Shqiperia po mbeshtet integrimin e Malit te Zi ne NATO, ndersa Mali i Zi meqe eshte nje hap para ne integrimin ne BE po mbeshtet Shqiperine. Por marredheniet tregtare mes dy vendeve tona serish nuk jane ne te njetin nivel me marredheniet politike, edhe pse jane zhvilluar forume biznesi, ka tek-tuk shkembime, por me shume ka me Serbine se sa me Malin e Zi.

Ndoshta Serbia ka me shume prodhim tregtar se sa Mali i Zi?
Zeljko Perovic: Serbet nuk jane me te zhvilluar, por me te shkathet. Çfare ofron Serbia e ofron edhe Mali i Zi. Megjithate, mbi te gjitha une mbeshtes bashkepunimin rajonal, sepse gjithe rajoni yne do te jete pjese e BE-se. BE per mua do te jete Europa e rajoneve. Rajoni yne nuk eshte Suedia, Norvegjia..por Shqiperia, Maqedonia. Kur thuhet Ballkani Perendimor, ky nuk eshte thjesht nocion gjeografik, por ish-Jugosllavia pa Sllovenine dhe me Shqiperine. Kur kesaj pjese i shtohet edhe Bullgaria dhe Rumania, atehere behemi 80 milione banore, qe do te thote treg i perbashket, mbrojtje dhe rajoni ka dhe me shume peshe. Nje nga nje nuk kemi peshe, ndaj eshte i rendesishem bashkepunimi ne rajon. Une mbroj idene se rajoni eshte gjeja me e rendesishme, por ky mendim perputhet edhe me Brukselin.

Duket sikur e menjanoni Serbine ne kete kendveshtrim?
Zeljko Perovic: Serbia eshte nje vend me shume rendesi ne rajon. Bashke me Kroacine dhe Shqiperine jane tre shtetet me te medha te rajonit, njesoj te rendesishme, ku asnje nuk eshte lider. Nuk ka me lider, pasi per kete u bene kater luftera ne Ballkan.

Serbia ndryshon nga te tjeret nga pikepamja politike, sepse permend akoma çeshtjen e Kosoves. Dhe turizmi mes dy vendeve tona si po progreson ne kendveshtrimin tuaj?
Zeljko Perovic: Turizmi midis dy vendeve tona eshte çdo dite e me mire. Ne Kolasin dhe Jablac, dy pikat kryesoere te turizmit malor malazez, 70% e turisteve jane shqiptare. Sidomos te pasurit nga Tirana vizitojne gjithe vitin Malin e Zi, sidomos ne muajt maj-qershor-shtator-tetor, edhe ne fundjava. Frekuentojne hotelet me te shtrenjta si Splendid, Maestral, qe rrine plot me makina luksoze me targa TR.

Po nga Mali i Zi ne Shqiperi?
Zeljko Perovic: Kam vene re me gezim nje dukuri qe nuk ishte para 3 vjeteve. Shume malazeze te organizuar ne autobusa po vizitojne Shqiperine ne Sarande, Butrint, Vlore, Berat etj. Shqiperia ka bukuri natyrore dhe malazezet tani e dine kete. Nuk kam dileme qe numri i turisteve do te vije ne rritje, si ne Shqiperi, si ne Mal te Zi.
Nje merite per kete e kam edhe vete, sepse ne tre vjet qe jam ne Shqiperi si ambasador bashke me mikun tim dhe ekspertin e turizmit Agim Sinoimeri kemi organizuar mbi dhjete takime per promovimin e turizmit te te dy vendeve dhe mbi te gjitha paraqitjen ne bote te nje turizmi rajonal.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›