E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma për banorët e përmbytur

Në kuadër të Programit të Fondit të Emergjencës, fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, solli zbatimin e një projekti prej 100 mijë USD për t’i ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.

Me këtë fond do të mbështeten 1 mijë familjeve për të përballuar nevojat bazë për një periudhë tre-mujore.

Mbështetja përfshin ndihma me ushqime, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje si edhe paketa me artikuj higjenikë.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes për familjet rome dhe për familjet që janë të ngujuara si pasojë e problemit të gjakmarrjes.

Sipas kryqit të kuq janë rreth 12 mijë 500 vetë që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Krahas kësaj mbështetje, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë po financon edhe një projekt tjetër ndihme prej 109 mijë USD për Qarkun e Shkodrës duke marrë shkas nga përmbytjet e mëparshme.

Projekti synon të mbështesë rreth 300 familje për të rikuperuar produktet bujqësore dhe blegtorale të dëmtuara nga përmbytjet.

Më konkretisht është parashikuar riparimi i dy serrave dhe ngritja e tri pularive në komunat Ana e Malit, Gur i Zi dhe Dajç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›