E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenvleresimi Kupa kthehet neestrade 4 skuadra me te rinjte

TIRANE- Edhe pse asnje skuader shqiptare nuk luan ne Evrope dhe nuk ka impenjime te shumta Kupa e Shqiperise ka pare sot nje nenvleresim te tejskajshem. Kater ekipe kane cuar te rinjte per te zhvilluar ndeshjet e tyre duke bere qe gjithcka te kthehet ne nje estrade. Dihej se cfare do te ndodhte me ndeshjen Vllaznia-Elbasani 4-0 ku per shkak te bojkotit te stervitjes nga ana e futbollisteve verdheblute bene te ditur se do te conin ne Shkoder skuadren e te rinjve. Por cudia ka ndodhur edhe ne tre sfida te tjera. Ne Kavaje Lushnja ka cuar formacionin e dyte duke treguar se nuk eshte aspak e interesuar per ate cfare ndodh ne Kupe. Si rrjedhoje Besa ka fituar qetesisht 1-0 duke kaluar ne cerekfinale.

Nderkohe e njejta gje ndodhi edhe ne Lac ku Gramozi eshte paraqitur me te rinjte dhe eshte mundur 4-0 nga vendasit e drejtuar nga Stavri Nica. Per cudi takimi i pare ne Erseke kishte perfunduar 2-2 dhe Gramozi kishte jo pak shanse per kualifikim. Te njejten gje ka bere edhe Kastrioti perballe Shkumbinit. Pas sfides se pare qe perfundoi ne barazim 3-1 per Shkumbinin krutanet jane nisur drejt Peqinit me nje formacion te dores se dyte. Ndeshja ka perfunduar ne barazim 2-2 por ne fushe eshte luajtur vetem per te respektuar shortin sepse duele nuk ka pasur. Ne kete menyre per keto kater skuadra Besa Vllaznia Shkumbini dhe Laci kalimi i turit ka qene thjesht nje formalitet. Ne takimet e tjera Dinamo ka fituar 2-0 me Kamzen duke kaluar qetesisht ne turin tjeter ndersa te njejten gje ka bere edhe Tirana qe barazoi 2-2 me Aden. Cudia ka qene nderkohe eliminimi i Flamurtarit nga Bylis fale nje goli te Geges ne minuten e 11-te. Nderkohe Jolic e Soza i kane dhene kualifikimin Skenderbeut ne Durres perballe Teutes. Keto jane rezultatet e ndeshjeve te sotme ne Kupe
Kupa
1/8 e finales
Grupi A
Dinamo-Kamza 2-0 3-2
Tirana-Ada 2-2 3-0
Flamurtari-Bylis 0-1 0-0
Shkumbini-Kastrioti 2-2 3-1
Grupi B
Besa-Lushnja 1-0 0-0
Laci-Gramozi 4-0 2-2
Vllaznia-Elbasani 4-0 1-0
Teuta-Skenderbeu 0-2 0-0
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›