Neonazistët ofrojnë ndihmë vetëm për të varfërit me gjak grek
Ushqim falas për grekët në nevojë ofron partia "Agimi i Artë", duke krijuar një treg të vogël me këtë qëllim.
"Kemi ngritur një treg, ku ofrohen paketa të lira me ushqime për të varfërit, për aq kohë sa gjaku i tyre është grek", thotë anëtari i "Agimit të Artë" Ilia Panajotaros.
Panajotaros shpjegon se "nuk është e nevojshme që të jenë anëtarë të Agimit të Artë”. “Kush ka familje të madhe dhe është pa punë ose me një rrogë të ulët, ne do ta ndihmojmë”, tha deputeti neonazist, por ka theksuar se çdo njëri prej nevojtarëve duhet të ketë gjak grek.
Në intervistën për CNN turk Panajotaros është shprehur gjithashtu se emigrantët kanë sjellë vështirësi të mëdha në Greqi, duke shkaktuar edhe rritjen e papunësisë.
Lidhje te tjera VIDEO: Athinë, dyqan më cmim të ulët, vetëm për ata me gjak grek