E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëpër tunel të fshehtë kontrabandojnë edhe automobila

Londër, 3 gusht – Një video-incizim i një tuneli nën kufirin ndërmjet Gazës dhe Egjiptit, i incizuar me kamerë të celularit, që i ka ra në dorë edhe BBC-së konfirmon zërat për kontrabandimin e automobilave luksozë në Rripin e Gazës.

Në incizim shihet tuneli i lartë mbi 2 metra dhe i gjerë rreth tre metra, që mbështetet në lëndë drusore. Kontrabandistët shfrytëzojnë buldozerë në mënyrë që automobilat t’i nxjerrin nga tuneli dhe t’i fusin të Gazë.

“çka të bëj? Kam dashur automobil të ri, por për shkak të bllokadës izraelite mund ta marrë vetëm nëpërmjet tunelëve nëntokësorë”, thotë Ahmad Bahoul, një biznesmen i suksesshëm dhe pronar i një autosalloni.

Në gazë ka shumë pak automobila të rinj, nëpër rrugë mund të shihen automjete të vjetra ndërmjet 20 e 30 vjet, por është rritur në mënyrë drastike numri i motoçikletave, pasi ata mund të kontrabandohen shumë më lehtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›