E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhet e Stallones në Brazil mbi 2 milionë dollarë

Sao Paulo, 2 gusht - Sylvester Stallone ka lënë më shumë se 2 milionë dollarë borxhe, të kontraktuara nga stafi gjatë xhirimeve të “The Expendables”.
Lajmin e ka bërë të ditur e përjavshmja braziliane “Vej”.

Paratë kërkohen nga shoqëria që përkujdeset për artistët dhe truprojat.

Me një buxhet prej 63 milionë dollarësh, “The Expendables”, i shkruar dhe drejtuar nga Stallone, është konsideruar si një nga filmat më të shtrenjtë që është regjistruar në Brazil.

Premiera e filmit do të jetë të enjten në Los Angeles.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›