E Diel, 1 Nëntor 2026

Neritan Ceka zbulon si u be fotograf i arkeologjise modeli Ugolini dhe Kallfa

Qe prej vitit 1971 kur Universiteti i Tiranes dhe sektori i arkeologjise aso kohe perfshire ne Institutin e Gjuhesise dhe Historise nxoren botimin ne tri gjuhe Shqiperia arkeologjike historia e monumenteve arkeologjike e ilustruar me fotografi artistike pat pushuar se publikuari thesaret e kultures. Rasti i Ugolinit per fotografi artistike te monumenteve njihet ndersa i vetmi shqiptar qe ka hyre ne histori si fotografi i arkeologjise permendet Mehmet Kallfa. Ketyre dy modeleve u referohet arkeologu Neritan Ceka kur tregon historine e botimit te vepres me dy vellime Archaeologjical Treasure from Albania Thesare arkeologjike nga Shqiperia duke u percaktuar nga autori si nje album me fotografi artistike. Por me heret arkeologu lidh historine me arkeologun e njohur babain Hasan Ceka kur per here te pare ne moshe shume te vogel kishte kapur kameran dhe mesuar objektivin. Gje e rralle me mijera foto bardhe zi qe trashegon nga arkivi i te atit qe nje dite thote se do ti zbuloje per publikun.

Ndersa dje ne ministrine e kultures botimi i tij u vleresua si veper madhore per te cilen ministri Ferdinand Xhaferi tha Nese shfletohet eshte ne te vertet nje mozaik i gjalle permes skenave te te cilit shpaloset arkeologjia monumentet peizazhi dhe historia si pasaporte elitare qe konfirmon se me sa dinjitet prezantohet trashegimia jone.

Vepra eshte e shtepise botuese Migjeni pjeserisht me mbeshtetjen financiare te Ministrise se Kultures si edhe nje bashkepunim me Institutin e Arkeologjise dhe pse Ceka eshte shkeputur prej vitesh si zyrtar nga arkeologjia.

Bashkeshortja e Cekes Adelina ka treguar gjithe ndihmesit dhe mbeshtetesit e vepres ka treguar dhe pjesen tradicionale te familjes Ceka nje tradite 80 vjecare me arkeologjine. Per te plotesuar botimin zonja Ceka tha se kane shitur nje prone familjare ashtu si dikur arkeologu i njohur Hasan Ceka ne vend te ndertonte shtepine bleu nje biblioteke.

Materiali eshte ne gjuhen angleze me justifikimin te njihet arkeologjia dhe vlerat e saj nga kulturat e tjera. U tha ne promovim se albumi futet ne zona te thella qe nuk njihet nga masa e popullit por kerkon edhe vemendje per tu pare nga turistet per tu zhvilluar ose restauruar.

Fakte te integruara qe po na le Ceka mbi trashegimine arkeologjike u konsiderua si nje sherbim jo vetem vendi por dhe per nje njohje te thelle te arkeologjise shqiptare prej te huajve. Do kuptohet nga libri se sa gjera nuk dijme nga kultura jone dhe se sa vlera jane atje ku nuk jetojme me qe jane nje hap me tej rruges automobilistike dhe per fat te mire vitet e fundit ka pasur nje perpjekje per ta cuar njeriun me lehte prane ketyre monumenteve. Ishte veshtire te shkoje ne Bylis me perpara tani fare mire mund te shkosh me nje makine te zakonshme Selca ka qene krejtesisht e izoluar aty qe tani mund te shkoni deri ne vend nga rruga e asfaltuar Antigoneja eshte nje vlere e cila ishte e rezervuar vetem prej arkeologeve dhe tani kushdo mund te shkoje atje me nje makine luksoze- por nje liber sic ju kam ofruar do tju binde se ja vlen me te vertete te beni nje ekskursion te tille neper traditat tona kur shpirti ne nje situate te tille te ekonomise se tregut na ngarkon me strese dhe jashte problemeve qe na mundojne cdo dite - tha Ceka.

Arkeologu ka fokusuar objektivin ne antikitet si periudhe e lulezimit te kultures dhe civilizimeve ndersa udhetimi nis ne Shkoder permes nje pershkrimi historik hartografik sipas rajoneve ku ndodhen fotografik - deshmi monumentale fortifikime amfiteater teatrot antik bazilikat dhe pagezimoret kristiane mbishkrime monedha skulptura qeramike relieve fragmente mozaikesh punime ari te cilesise se larte etj. me pas ndalet me ne detaje neper qendrat elitare te antikitetit si Durres Apoloni Berat Bylis Butrint dhe qendrat perreth Antigonea etj. Jane fotografi te vona por edhe te hershme ne kohe qe datojne ne fillimet e germimeve arkeologjike ndiqet kronologjia historike duke perfshire dhe disa nga monumentet mesjetare por te vendosur prane atyre antike si ne rastin e Beratit Elbasanit Himares etj. si kontekste historike te jeteses se kaluares me te tashmen.

Z. Ceka pse u lind si domosdoshmeri albumi juaj Archaeologjical Treasure from Albania Thesare arkeologjike nga Shqiperia pikerisht tani

Kete veper e kam pasur ne mendje 30 vjet perpara kur u vjetrua ai qe ishte nje liber i kohes Shqiperia arkeologjike dhe spo dilte dicka qe ta zevendesonte dhe natyrisht ky projekt u ndryshua ne kohe nga teknologjia pasi ne baze te ketij libri eshte teksti. Duket sikur eshte nje album por nuk eshte i tille. Eumlshte nje pershkrim i tere monumenteve arkeologjike te kohes se antikitetit por jo vetem ne periudhen antike por pershkon gjithe Shqiperine prej jugut kthehet nga lindja dhe pastaj kthehet drejt perendimit per te perfunduar ne rrugen qe te con ne Antigone. Eumlshte nje kombinim i tekstit me fotografine vecse eshte i percaktuar nga kualitetit i fotografise dhe teknologjia. Keshtu qe nuk ka pasur ne kete liber pretendimet e nje fotografi. Shkolla jone fotografike fillon me dy autore te shquar nje Ugolini qe sishte shqiptar i cili kishte ndjesine e vecante te arkeologut qe ndjente veten dhe artist per menyren se si fliste per monumentin pra te jepte thelbin e monumentit. Gje qe nuk e ben dot fotografi me njohurine e tij. I dyti ka qene Mehmet Kallfa nje fotograf i madh i cili na ka lene nje trashegimi te shquar dhe ne drejtim te fotografise artistike arkeologjike.

Thoni se ky projekt ka nisur 30 vite me pare. Ka qene projekt fillestar me destinacioni e nje albumi me fokus fotografine apo njohja me monumentet

Natyrisht qe arkeologjia nuk ka rruge tjeter per tu njohur o duhet te shkosh ta vizitosh ne vend ose duhet ta shohesh nepermjet fotografise. Keshtu qe fotografia ne kete rast eshte ilustrim i teksteve i permbajtjes dhe synimi ka qene te jap nje kualitet sa me te mire sa me terheqes te pershkrimit te monumentit i cili eshte ne fotografi artistike.

Si ju erdhi ideja e fotografimit veprave dhe monumenteve arkeologjike

Kjo nuk eshte nje veper thjesht e nje arkeologu por nje veper e ilustruar qe kam synuar te jape vetem nje periudhe ndoshta periudhen me te ndritur te lashtesise antikitetit e cila fillon ne shekullin e VI-te p.e.s dhe mbaron me shekullin e VI te eres sone. Eumlshte periudha kur kultura dhe arti behen pjese e jetes shoqerore ndryshoi historia ku nuk mungon kultura civilizimi. Ne mesjete ka nje ringjallje vetem kur pjeserisht mozaiku por kryesisht piktura murale i japin vlera arkitektures. Pra jam ndalur tek antikiteti pasi jam rritur mes antikes duke shoqeruar babain tim kur isha i vogel. Dhe pastaj kur kapa kameran e pare nje aparat gjerman me vone ate rus natyrisht fillova ti fiksoj monumentet edhe nepermjet objektivit.

Ju permendet dy modele Ugolinin dhe fotografin e arkeologjise shqiptare Mehmet Kallfen. Ishte e studiuar prej jush mungesa e nje vepre te tille me fotografite artistike te monumentit

Natyrisht qe Ugolini eshte i njohur permes botimeve te tij per Butrintin dhe Finiqin ku fotografia arkeologjike eshte njekohesisht dhe fotografi artistike. Madje tek Ugolini aty ketu futen dhe pamje te cilat kane humbur sot por qe pasqyronin ate kontakt te perhershem te botes shqiptare te viteve lsquo20 kur ishte Ugolini me largesine. Pershembull gjendeshin pamjet e kasolleve te vllehve qe u ngjanin atyre historike ose nje peshkim ne liqenin e Butrintit qe nuk ishte larg asaj qe behej ne kohen e neolitit dhe nje paraqitje e malesoreve shqiptareve... Me keto dy modele Ugolinin dhe Kallfen kisha menduar me kohe te beja kete veper e cila ilustronte pasurine arkeologjike nepermjet fotografise dhe e kam te veshtire ta quaj album dhe nuk kam pretendime ta quaj te tille.

Sa kemi humbur nga monumentet duke ju referuar ketyre deshmive fotografike ka ndonje bilanc per kete

Mund te themi se pothuaj jane identike me kohen kur i kemi fotografuar. Nuk kemi humbur ne drejtim te monumenteve arkeologjike. Ajo qe kemi humbur kryesisht ka ndodhur me kishat dhe afresket shqiptare ku kemi probleme te medha per mirembajtjen dhe restaurimin e tyre. Mund te them qe ne fushen e arkeologjise demtimet jane minimale.

Para disa diteve nje forum per trashegimi publikoi ne nje ekspozite disa fotografi te monumenteve qe nuk ekzistojne me a sherben dhe albumi ketij konteksti

Ato fotografi kishin te benin me monumente te zhdukura ne periudhen e komunizmit dhe regjimit te Zogut ishin 50 monumente te zhdukura per shkak te kujdesit te paket qe tregohet ne nivel lokal. Komunitetet lokale nuk kane kuptuar qe keto monumente kisha kala etj. jane pjese e kultures se tyre se po i lene te demtohen nga njerez te papergjegjshem ose nga trafikantet. Dhe natyrisht qe jemi ne perfundim te nje reforme qe do e beje shume me aktive nderhyrjen e shtetit ne mbrojtje te ketyre monumenteve.

Ju permendet dhe dicka personale ne lidhje me arkeologun e njohur babain tuaj Hasan Ceka mund te na thoni...

Prej tij kam marre dashurine per fotografine. Kishte dy aparate fotografike nje gjerman dhe nje rus po ashtu kishte dhe aparate stampimi ne shtepi. Dhe ky ishte fati pasi kam shume fotografi kur kam qene ne moshen dy ose tre vjec qysh ne ate kohe kur ishte nje gje e rralle. Dhe me pas e kam shoqeruar babin ne te gjitha ekspeditat ku aparati ishte pjese e pandare e veprimtarise se arkeologut. Nuk mund te imagjinohet nje arkeolog pa nje aparat fotografik.

Cfare ruani nga trashegimia fotografike e arkeologut babait tuaj

Sigurisht kam nje arkiv te pasur dhe filma bardhe e zi qe jane qindra mijera ekzemplare. Natyrisht qe nje dite do te jete kurioze dhe nje album bardhe e zi se nganjehere kemi nevoje te dalim nga ngjyrat bukurite e tyre per tu kthyer te kafja turke

A mbetet kjo veper personale te cilen pak a shume ju e quani edhe si liber jete

Kjo veper arkeologjike nuk eshte personale pavaresisht se nje pjese e tyre jane kapur nga dora ime i kam zbuluar vete por qe jane pak ne krahasim me ate qe kane zbuluar koleget e mi dhe me kane dhene mundesine ti paraqes duke publikuar edhe punen e tyre si Skender Mucaj bashkepunetor i ngushte prej disa dhjetevjecareve ne Bylis ne Durres Vangjel Toci ne Antigone Butrint dhe qendra te tjera arkeologjike si dhe kolege te rinj me te cilet kam punuar me mozaikun e Elbasanit por dhe ne monumente te tjera.

Natyrisht ne krahasim me ate projekt qe kam pasur ne mend kur kam filluar ky album i ngjan nje rrenoje te bukur sic jane gjithe rrenojat arkeologjike nuk eshte ajo qe kam menduar si cdo krijues. Vepra nuk permiresohet me se mund ta demtosh por besoj se nje monument i tille do tju pelqeje per te qene gur ne godinen e trashegimise shqiptare.

Kjo eshte natyrisht nje liber jete per mua pasi eshte nje veper qe behet vetem nje here. Nuk besoj se do kete te dyte. Eumlshte nje monument i cili mund behet nga kolege te tjere me vone. Por sigurisht do kalojne vite.

Ne kete moment kur ka filluar nje lloj ndergjegjesimi dhe alarmi per monumentet a eshte luks i tepert ky botim apo domosdoshmeri

Them se ky album eshte thirrje per vlera por nga ana tjeter kam qene shume aktiv se bashku me kryeministrin dhe ministrin e kultures dhe me Institutin e Monumenteve per te formuluar nje reforme e cila nga nje ane krijon nje hapesire per integrimin e ketyre monumenteve ne turizmin kulturor dhe jeten perditshme ne ane tjeter nje mbrojtje aktive te tyre vecanerisht me pjesemarrjen e komuniteteve lokale.

Ju jeni nje nga iniciuesit e reformes per trashegimine a mund te na thoni cila eshte kostoja qe po perballen sot monumentet me ate qe eshte force e shtetit ne kete moment

Une mendoj se shteti po i rikthehet mbrojtjes se monumenteve. Pati nje periudhe qe u konceptua gabimisht sikur monumentet mund te vetembroheshin gje qe na ka sjelle demtime te medha. Jemi ne nje periudhe qe shteti po shkon drejt centralizmit kontrollit te monumenteve jo si monumente relike por si pjese e trashegimise aktive ne zhvillimin e integruar te rajoneve. Eumlshte turizem kulturor dhe turizem ekologjik jane dy shanse te medha te turizmit lokal ne Shqiperi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›