E Diel, 1 Nëntor 2026

I kerkuar nga drejtesia gjermane per trafik droge Apeli liron trafikantin turk

Vendimi nga Arrest me burg turku Abdul Selam Turgut lirohet me Arrest shtepie. KLD nis verifikimin e praktikave te lirimit

Lirimi i nje trafikanti droge te shumekerkuar nga autoritetet e drejtesise te shume vendeve te BE-se ka bere qe Keshilli i Larte te Drejtesise te nise praktiken e verifikimit ne Gjykaten e Apelit te Tiranes. Fakti konfirmohet nga burime prane Keshillit sipas te cilave behet e ditur se ka nisur inspektimet ne kete gjykate per te verifikuar praktiken gjyqesore te ndjekur ne lirimin e shtetasit turk Abdul Selam Turgut me masen Arrest shtepie. Te njejtat burime zyrtare thane se KLD do te inspektoje 3 gjyqtaret e Apelit te cilet dhane masen e sigurise Arrest shtepie per shtetasin turk ndersa kerkohej me ngulm nga drejtesia gjermane e cila kishte insistuar te mbahej ne burg deri ne perfundimin e procedurave te ekstradimit. Mesohet se shtetasi turk Abdul Selam Turgut u arrestua ne Rinas ne 18 shkurt te ketij viti dhe se eshte konsideruar nga Interpoli si person i shumekerkuar ne disa vende te BE-se ndersa arrestimi i tij ne Shqiperi u be per llogari te shtetit gjerman. Prokuroria federale gjermane ka thene se shtetasi turk akuzohet per trafikimin e 1 ton droge ndersa kane kerkuar zgjatjen e afateve 40 dite derisa te perfundonin praktikat e ekstradimit te tij drejt Gjermanise. Interpoli ka deklaruar se i arrestuari Abdul Turgut kerkohet ne Gjermani Rumani Austri Holande e Itali. Pak dite me pare Gjykata e Apelit ka pranuar kerkesen e avokatit te shtetasit turk te arrestuar duke e liruar ate me masen Arrest shtepie ndersa gjykata e Tiranes kishte vendosur masen Arrest me burg per 40 dite. Bosit turk i njohur per trafikimin nderkombetar te lendeve narkotike Abdul Selam Turgut 44 vjec i jane vene prangat duke hyre ne Rinas me 18 shkurt te ketij viti arrestim i bere per llogari te drejtesise gjermane. Mesohet se arrestimi i tij eshte mbajtur teper sekret dhe nuk eshte bere publik nga policia shqiptare per shkak te rendesise se emrit te tij dhe hesapeve te hapura edhe me drejtesine e Austrise Holandes dhe Italise qe e kerkojne po per ceshtje droge. Vendimi i Gjykates se Apelit eshte dhene ne fillim te ketij muaji nderkohe qe autoritetet sqarojne se ky vendim nuk e demton aspak procesin e ekstradimit derisa dokumentacioni te mberrije me ane te nje leterporosie. Megjithate nga KLD ka nisur verifikimi i praktikes se lirimit komunikimi me gjyqtaret qe kane perbere trupin gjykues si dhe menyren sesi e kane argumentuar kete ndryshim mase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›